Në fillimet e viteve ’90 një sasi e madhe informacioni filloi të ruhej në web, por nuk ishte e lehtë
të gjeje një informacion të dhënë në të. Website-i i parë ishte Yahoo!,Në vitin ’98 Google-i propozoi një strategji të re, të cilën e quajti Renditje e faqeve. Inxhinierët e
Google-it vunë re që informacioni rreth një faqeje web ishte i dobishëm,
Motorët e kërkimit përbëhen nga tre komponentë kryesorë:
• një software që kalon përmes faqeve web për të mbledhur informacione,
• baza e të dhënave, ku ruhen të gjitha të dhënat në internet,
• një ndërfaqe midis përdoruesit dhe bazës së të dhënave, e cila ndihmon përdoruesin të
kërkojë në bazën e të dhënave.Por motorët e tjerë të kërkimit përdorin strategji të tjera për renditjen e faqeve. Rrjedhimisht
motorë të ndryshëm do t’ju propozojnë faqe të ndryshme. Nëse ju përdorni p.sh. Bing të
Microsoft-it, mund të jenë të tjera faqe të pozicionuara në fillim.
Kërkimi i informacionit në internet nëpërmjet motorëve të kërkimit bazohet te termat specifik
në lidhje me këtë informacion. Por ai mund të bëhet edhe më i detajuar duke përdorur disa
teknika shumë të thjeshta.